Google ADS

Po transportonte 10 emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 20-vjeçari

10:22 | 6 Prill 2023
A. B.

Një 20-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia e Shtetit në  Shqipëri bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Tatzat” në pranga ka rënë , O. L.

“I riu u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme