Policia ka vënë në pranga 2 persona pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 sirianë.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Të shpallur në kërkim më parë për vjedhje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për disa vepra penale.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kontrollin e automjeteve, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që trafikojnë lëndë narkotike apo transportojnë emigrantë të paligjshëm, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë kontrolleve, kanë bllokuar një automjet me të cilin 2 shtetas po transportonin 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ll., 39 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe P. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, duke transportuar në drejtim të Shkodrës, me një automjet të marrë me qira, 2 shtetas sirian, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se shtetasi K. Ll. ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, më datë 08.11.2021, për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa shtetasi P. M. ishte i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, më datë 13.09.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” .
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim./albeu.com
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...