Google ADS

“Po të festojmë, nuk shtyjmë dot muajin”, mjerimi i pensionistëve

21:10 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Fiks Fare në prag të festave të fundvitit vizitoi një familje pensionistësh për të parë nga afër se si ata ia dalin të festojnë natën e ndërrimit të viteve me pensionet që kanë.

Këtë vit, qeveria ka shpërndarë një bonus prej 5 mijë lekësh të reja për çdo pensionist, por a u dalin të ardhurat të festojnë siç duhet?

Gazetarët trokitën në derën e çiftit Kostalli nga Tirana. Të ardhurat që marrin çifti Kostalli janë 28 mijë lekë të reja në muaj.

Burrë e grua të ulur, në prani të kamerës, të dy bëjnë llogaritë dhe listën e produkteve që ju duhet për festat. Sipas zonjës së shtëpisë, gjeli për Vitin e Ri dhe mishi i qengjit për Krishtlindje janë shumë të domosdoshëm. Pastaj vijnë fruta-perimet dhe pijet. Përbërësit e bakllavasë edhe mbi të gjitha 12 kokrra rrush që sipas saj sjell mbarësi. Me llogaritë e bëra dhe me shumë mungesa lista shkon diku tek 15 mijë lekë të reja. I zoti i shtëpisë tregon se drita, ujë, telefon dhe gaz kushtojnë rreth 7 mijë.

Të gjitha produktet në total shkuan rreth 18 mijë lekë të reja. Pra çiftit Kostallari për të shtyrë muajin i mbetën vetëm 3 mijë nga pensioni plus dhe bonusi i qeverisë.

Ata shprehen një zëri që ndihma e vetme për të shtyrë muajin është ajo që u japin fëmijët. Nëse nuk do të ishin fëmijët për t’i ndihmuar ata do të blinin një pulë 500 lekëshe, pak sallatë dhe patate e kështu do ta kalonin Vitin e Ri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme