Koha më e mirë për të blerë një apartament mund të ketë përfunduar.
Banka e Shqipërisë deklaroi se pas pesë vitesh rënie, çmimet e banesave në kryeqytetet kanë filluar të rriten sërish.
Sipas Bankës, vitin e kaluar apartamentet në Tiranë u shtrenjtuan me 4.6 përqind krahasuar me një vit më parë, duke ju rikthyer tendencës rritëse për herë të parë që nga viti 2010.
Aktualisht çmimet e banesave në kryeqytet variojnë nga 400 euro për metër katrorë në periferi deri në 2500, ose edhe 3 mijë euro për metër katrorë në lagjet elitare afër qendrës.
Të dhënat tregojnë se vitet e fundit çmimet e apartamenteve kanë ndjekur zhvillimet e ekonomisë. Pas vitit 2009, kërkesa për apartamente ra në mënyrë të ndjeshme veçanërisht në Tiranë, por edhe në pjesë të tjera të territorit të vendit. Kjo bëri që çmimet e apartamenteve të hyjnë në një periudhe 5-vjeçare rënieje duke i dhënë fund rritjes dyshifrore të çmimeve që kishin shënuar para krizës.
Por, sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa për apartamente duket se është rigjallëruar, e mbështetur nga forcimi i rritjes ekonomike dhe ai i të ardhurave familjare, çka ka rikthyer trendin rritës të çmimeve për banesat, ndonëse me ritme më të ulëta. /TCH/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...