Dy persona janë arrestuar teksa janë sekuestruar armë, municione dhe fara bimësh narkotike në Osojë të Skraparit.
Pas një hetimi një mujor të policisë së Beratit, janë vënë në pranga dy vëllezërit, Kalem Muçaj, 51 vjeç dhe Elmas Muçaj 41 vjeç, nga Osoja.
Hetimet zbuluan se dy vëllezërit kishin armë zjarri dhe po përgatiteshin të kultivonin hashash.
Në shtëpitë e tyre u gjetën 69 fara bimësh Cannabis Sativa, dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm, 4 krehëra automatiku, 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./tch
https://www.instagram.com/p/BjJwXtOFR1p/?taken-by=topchannel_news
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza