Tre persona që po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës.
Në pranga kanë rënë shtetasit: A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë. K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë. O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek; 1324 kubik (gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa; Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim./TCH
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...