Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesdite në Mirditë të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se një 61-vjeçar i ka marrë jetën bashkëshortes aksidentalisht ndërsa pastronte një armë zjarri.
Policia bën të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore Vitore Pacuku.
Zonja ishte e plagosur me armë zjarri dhe për pasojë humbi dhe jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezull ndërsa dyshohet se 61-vjeçari Paulin Pacuku ka qëlluar bashkëshorten e tij me armë zjarri pistoletë ndërsa e pastronte.
Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /abcnews.al/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...