Ditën e sotme mosbindja civile e opozitës është zhvendosur në qytetin e Shkodrës, ku po zhvillohet një protestë pas atentatit me 3 viktima të pak ditëve më parë.
Në tubimin e ditës së sotme kanë marrë pjesë qindra qytetarë, të cilët kanë ‘dënuar’ ngjarjet kriminale të ndodhura në Shkodër.
Ajo që vihet re është edhe një numër i lartë pankartash, të cilat protestuesit i kanë vendosur në ambiente të ndryshme të qytetit.
“Po na vrisni”, “qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Benet, sa për sy e faqe nuk mund të reagosh moj Naçe”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”, janë disa prej mesazheve të përcjella përmes pankartave.
Kujtojmë se nga atentati që la të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin në Shkondër, humbi jetën edhe një grua e pafajshme që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes./a2cnn
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër