Banorët e Kamzës kanë protestuar disa herë për ndotjen e lartë që shkakton fabrika pranë shtëpive të tyre.
“Jemi për çdo natë në rrugë, duke na mbytur me zhurmë. Zhurmë dhe helme. Nuk mund të rrish dot këtu. Pronari që ka Everest ka edhe këtë fabrikën. Andej bën aluminin, këtu bën shkrirjen dhe e sëmuremi. I bëjmë thirrje Kryeministri dhe Presidentit, duam mbrojtje”, thonë banorët. Ata kanë bërë takim edhe më përfaqësuesit e kompanisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje që t’i kënaqë.
“Është një pronar që vjen na bën presion, vjen na bën gangsterin këtu. Ne po na merr frymën ai bën gangsterin. Jemi të vdekur këtu. Të gjithë këtu, o të ikë ai, o të ikim ne. Policia thotë se nuk ka se çfarë të bëjë, ndërsa ne na fut në burg për dritat. Këtë, që lëshon helmin e na myt fëmijët…Kemi bërë ankesa të shumta, në polici, prokurori, bashki, Ministria e Mjedisit dhe askush nuk po na jep zgjidhje”, thonë ata per tch. Banorët janë të shqetësuar se gjatë natës ka shkarkime të mëdha të gazrave në ajër, aq sa nuk hapin dot as dritaret. “Gjatë natës ky heq filtrat dhe bëhet tym i zi këtu. Rruga do të bllokohet, ose do të ikë ky, ose do të ikim ne. Lëshon një zhurmë të madhe”, shtojnë ata./tch/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha