Mëngjesin e kësaj të shtune autoritetet mundën të gjenin, pas disa ditësh kërkime, trupin e pajetë të 32-vjeçarit, Arjan Sala, i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e tjerë që ndodheshin në magazinë në momnetin qe u përfshi nga zjarri.
Pas gjetjes së trupit, vëllait të 32-vjecarit ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale. “Po me digjet zemra”, shkruan Edmond Sala, teksa shpreh dhimbjen që shkaktoi tragjedia e së mërkurës.
“Po me digjet zemra o vëllai im që akoma s’të kanë nxjerr nga rrënojat e vatrës së zjarrit. Oooo Zoooot ca më kë bërë o Zooot ca më ke bërë kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero ne zemrën time do jeshë gjersa të vdes edhe kur të vdes do iki me mendje tek ti më ike më le vetëm para kohe. Pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jot u gjet. Tani erdhi momenti për të thënë o vëllai im o vëllai im o Heroi im o Heroi im më ike në lule të rinisë qofsh i xhenetit të qoft dheu i leht oooo zoooot ca plage më ke shkaktuar ooo zot”, shkruan Edmond Sala në “Facebook”.
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...