Italia është vendi i parë në botë për numrin e vdekjeve të ardhura nga koronavirusi. Në Itali ka nga ato histori që të rrënqethin dhe njërën prej tyre e tregon një infermiere nga qyteti i Torinos. Përmes rrjetit social, infermierja Noemi Bonfiglio ka treguar për një paciente në pavionin e kujdesit intensiv, e cila bëri një video- telefonatë me vajzën, të cilën kishte ditë pa e parë.
“Zonjë, le të tentojme të bëjmë një video-telefonatë me vajzën tuaj? Le të shohim nëse do përgjigjet! Dëgjohet tingulli i telefonit dhe në anën tjetër të kamerës, shfaqet imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, pas ditëve të shtrimit në spital, sheh përsëri nënën në një shtrat spitalor, e rrethuar nga punonjës të shëndetit plotësisht të dërrmuar ndërsa sinjalet bip të një monitori dëgjohen vazhdimisht. Mbi kokën e zonjës së sëmurë një helmetë, frymëmarrje e vështirë dhe e munduar, lodhje për shkak të sëmundjes … dhe nga ana tjetër dëgjohen fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme, të lehta dhe të rënda në të njëjtën kohë: gjithmonë ke qenë nënë luftëtare, mos hiq dorë kurrë, ne jemi të gjithë me ty… Kjo ishte me shumë mundësi hera e fundit kur kjo nënë mund të shihte vajzën e saj dhe t’i thoshtë që e donte!!”-shkruan infermierja.
Më tutje infermierja i drejtohet me një thirrje lutëse të gjithëve, që të mos dalin nga shtëpia, pasi virusi nuk pyet për moshën.
“Nuk ka rëndësi në çfarë moshe mund të jesh, ky virus mund të përhapet shumë shpejt dhe mund t’u ndajë nga personat që doni. Nuk do doja që askush të shihte ato që kam parë unë këto javë, por nëse do t’i shihnit do t’u thonit të afërmve të tuaj më shpesh ‘të dua’ dhe do të ishit më të kuptueshëm me fqinjët..”
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...