Gazetari investigativ Artan Hoxha ngriti pyetjen mbrëmjen e sotme në emisionin “As pro, as kundër” në ABC se përse institucionet shqiptare nuk kanë nisur hetimet për kullat që po ngrihen, burimin e të ardhurave.
“U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndranghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me cfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?
Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Krimi i organizuar nuk shkon të bëjë llac vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti i krimit të organizuar për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme” tha Hoxha.
Avokat Saimir Vishaj tha se në vendin tonë para po hyjnë nga ajri, toka dhe deti nga jashtë, ndërsa paralajmëroi se ndërtimi sot do ta na vrasë nesër.
“Pastrimi është problem, sot ndërtimi, shumë objekte të tjera, po ndërtohen në Shqipëri, lekë nga cdo lloj pike kalimi kufitar, qoftë nga ajri, toka apo deti, është fakt, por sikur jemi realist, para që vijnë nga droga, armët dhe trafikimi, por kemi shumë lekë që pavarësisht mënyrës si futen ku nuk deklarohen por janë lekët e emigrantëve.
Cfarë po ndodh këtë një vit e gjysmë të pandemisë? Shumë emigrantë nuk arrijnë të paguajnë tatimet dhe taksat dhe gjithë këto lekë grupohen dhe sillen në Shqipëri në forma të ndryshme, por jo në sistemin bankar. I detyron t’i fusin në avionë, autobusë, makinat e reja.
Por momenti që në Shqipëri jo po ngrihen gradaçela, por nuk po arrijmë të kuptojnë që nga një vend i varfër të ndërtohen gradaçelë. Duke u ndalur te përgjimet, unë nuk besoj se është 20% cash, por vlerë ndërtimore. Mendoj se jemi para një gjendje alarmante. Ndërtimi sot do ta na vrasë nesër” tha ai.
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...