Sipas njoftimeve të mediave italiane një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Viterbos në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar dhe 4 të tjerë po shqiptarë janë plagosur.
Të pestë të rinjtë po udhëtonin me një mjet tip “Golf”, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Raportohet se vdiq në vend drejtuesi i mjetit ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të përfshinë në aksident nuk bëhen me dije.
Disa media italiane raportojnë se makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet para se të përplasej me pemën. Ndërsa të tjera media flasin për një garë shpejtësie mes “Golf”-it dhe një tjetër automjeti, ende të paidentifikuar.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua