Një sasi prej 46.5 kg marijuanë është sekuestruar në qytetin e Krujës, ndërsa është arrestuar një 28 vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij. Njoftimi i policisë: Operacion antidrogë i koduar “Cudhi” u ndërmor më 15 gusht 2017.
I arrestuar është Nuri Hysa 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë ndërsa në kërkim është vëllai i identifikuar me inicialet P.H. 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Në vendin e quajtur” Kroji I Madh” , fshati Cudhi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,(në pjesën e bakazhit dhe sedilet e pasme) u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/ 2 të Kodit Penal.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...