Më shumë se 8 ton pjesë të vjetra makinash janë bllokuar në portin e Barit. Sipas “Bari Today” ato janë zbuluar në një operacion të Guardia di Finanza të Barit dhe funksionarëve të doganave.
Materialet ishin fshehur në një rimorkiator shqiptar të gatshme për tu trafikuar nëpërmjet një trageti derejt Shqipërisë. Në brendësi të kamionit u gjetën pjesë të rrënuara të makinave si kabllo elektrike, bateri të skaduara, amortizatorë dhe vaj hidraulik, pompa frenash dhe airbag, shkruan lapsi, transmeton arbresh.info
Të gjitha të destinuara për tu ricikluar në mënyrë të paligjshme në Shipëri. Malli është sekuestruar. Është denoncuar personi që kishte lidhje me kompaninë. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë për trafik të paligjshëm të mbetjeve si dhe falsifikim dokumentash. Qeveria ka kohë që po tenton të miratojë në parlament ligjin që lejon importimin e plehrave me pretendimin e fuqizimit të industrisë së riciklimit.
Por duke parë të tilla ngarkesa që tentojnë të kapin brigjet shqiptare edhe kur nuk ka ligj, imagjinoni çfarë do të ndodhë në doganat shqiptare kur ligji të “seleksionojë” çfarë nuk është e dëmshme dhe çfarë jo.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...