Lumi Drin, i cili përshkon qytetin e Lezhës mund të ishte një atraksion më vete për turistët në Lezhë, por edhe mundësi shumë e mirë për gjenerimin e të ardhurave për bizneset në qytet. Por ndotja në të dy brigjet e tij, jo vetëm që nuk mund të tërheqë turistët, por krijon një pamje aspak të këndshme edhe për banorët e zonës.
“I hedhin pa kujdes. Kjo është kultura jonë. Gjithçka duket nga pamjet. Na mbytën”, shprehen qytetarët.
Pavarësisht kushteve dhe panoramës jo të këndshme të apasionuarit pas sportit të peshkimit vazhdojnë të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke peshkuar aty. Për ta zhvilluar këtë zonë e për t’i dhënë një tjetër qasje në vitin 2015 u investua për të ndërtuar një shëtitore në dy brigjet e Drinit, por gjithçka që ndërtohet shpesh bie ndesh me perceptimin qytetare.
Pak më shumë kujdes, por edhe vendosjen parë përgjegjësisë të shkatërruesve të pronës publike do të ishin nisma me impakt të rëndësishëm e të drejtpërdrejt për Lezhën./TCH
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...