Piku i sezonit turistik e ka gjetur bosh një prej plazheve të klasifikuara si ndër më të bukurit në Shqipëri, atë të Drimadhes në Dhërmi. Shezlonget bosh, lokalet bosh, kjo është pamja që paraqitet në çdo plazh të kësaj zone.
Jashtë kamerës, pronarët e bizneseve dhe çadrave u shprehën se pritej që piku i gushtit ti mbushte plazhet, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe shumë prej tyre kanë marrë goditje të madhe.
Nga ana tjetër, ata pak turistë që ndodhen aty, shprehen se kjo situatë ka një sërë arsyesh duke nisur nga ekonomia e dobët dhe deri te rritja e çmimeve. Sipas disa pushuesve, në disa plazhe, çmimi i shezlongut, bareve apo restoranteve është i papërballueshëm.
Të befasuar me çmimet janë edhe turistët e huaj, dhe jo vetëm për çmimet e larta. Një pushues italian tregon se ujin e ka paguar 3 herë më shtrenjtë, sesa e pagoi vjehrra e tij shqiptare.
“Kam tre dite qe jam këtu dhe kam vene re qe bizneset turisteve te huaj i japin çmim tjetër, ndërsa vendasve çmim tjetër. Për shembull ne qofte se një ujë shitet me 100 leke ne na e shesin me 300 leke. Ne e kuptojmë ku një çmim është i arsyeshëm dhe jo. Gjithsesi si vend Dhërmiu është shume i bukur por mungesa e turisteve është e dukshme.”, -tha turisti.
Një tjetër shqetësim për pushuesit janë dhe ndërtimet e shumta të cilat po zhdukin peizazhet natyrore që ishin simbol i asaj zone.
Pushuesit kërkojnë që shteti të ndërtojë politikat e duhura që kjo zone e mrekullueshme e bregdetit tonë të ketë përsëri shkëlqimin e dikurshëm.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...