Një çift britanikësh e kuptoi rrezikshmërinë e këtij plazhi vetëm kur ishte në det, pasi tabelën e kishin menduar se i referohet vetëm zonës shkëmbore.
Turiste: “Po e pashë shenjën dhe mendova se ishte vetëm për zonën aty.”
Vitin e kaluar këtu u mbytën 5 pushues, por një vit më pas në zonë nuk është marrë asnjë masë sigurie, pasi bashkia nuk e ka parashikuar si hapësirë plazhi.
Mungesa e sinjalistikës paralajmëruese për plazhet me rrezik të lartë dhe mos ngritja e kullave të vrojtimit sipas parashikimeve, janë vetëm dy nga kritikat që Policia e Vlorës ka për tre bashkitë e qarkut.
Gentian Shehaj: “Sinjalistikat e dhëna por edhe kullat, masat e marra deri tani mendojmë që ka nevojë sërish për investim nga pushteti vendor por edhe nga subjektet.”
Policia nga ana e saj ka vendosur 350 efektivë me shërbim në zonat më të rrezikshme në Himarë, Sarandë e Vlorë për të garantuar sigurinë e pushuesve./ora
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë