Google ADS

Plazhet e jugut nuk janë për shqiptarët! Çmimet sa vijnë dhe shtrenjtohen

20:01 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni më i populluar gjatë tre muajve të verës me turistë të huaj e vendas.

Jo pak herë plazhet dhe restorantet e bregdetit jugor vendosen në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të çmimeve të kripura.

Saranda e përballur me një numër të lartë të anulimeve të rezervimeve duket se nuk ka më të njëjtat çmime si një vit më parë, por për turistët mbetet sërish e papërballueshme.

Pushues:“Çmimet janë më shumë për ndërkombëtarët sesa për shqiptarët.”

Mungesa e turisteve dhe kaosi që krijuan vitin e kaluar bizneset në jug i ka detyruar këtë vit të ulin çmimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme