Ky sezon turistik do të jetë i pazakontë, edhe për faktin se forcat e armatosura do të zbresin sërish në terren, por kësaj here do të pozicionohen në plazhet evendit. Qeveria ka miratuar vendimin për sezonin turistik, ku thuhet se në bare nuk do të lejohen më shumë se 20 tavolina, dhe se aktivitete private do të ketë vetëm në 118 plazhe në të gjithë vendin.
Forcat e armatosura do të zbresin sërish në terren, por kësaj here, do të pozicionohen në plazhet e vendit, për të survejuar respektimin e masave ndaj koronavirusit.
Qeveria ka publikuar vendimin për mënyrën sesi do të funksionojë sezoni turistik, ku përpos komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, mbikqyrës për zbatimin e masave ndaj covid19, do të jenë dhe forcat e armatosura të ushtrisë.
Të interesuarit për lejen e përdorimit të plazheve, duhet të drejtohen te siten qeveritar ealbania, për të aplikuar. Në të gjitha rastet, e drejta për të ushtruar aktivitetin në bregdet do të jetë një vjeçare, e parinovueshme automatikisht, ndërsa subjektet aplikuese, duhet të disponojnë strukturë akomoduese, ose ambient bari me më shumë se 20 karrige.
Në vendimin e qeverisë bëhet e ditur se aktiviteti do të lejohet të ushtrohet në 118 plazhe.
Nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë kontrata të lidhura me njësitë e vetëqeverisjes vendore, duhet të verifikojnë dhe të përshtaten me kushtet e masave të sigurisë për Covid-19.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, sezoni turistik do të nisë më 1 qershor, dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...