Plazh në vjeshtë, të moshuarit shkojnë në Vlorë

13:59 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Plazhi në Vlorë vazhdon edhe në muajin shtator, i cili parapëlqehet më shumë nga mosha e tretë. Pushues nga Maqedonia dhe Ukraina shprehen se në këtë periudhë koha është e mirë dhe nuk ka shumë njerëz në plazh.

Tani në shtator koha është e mirë dhe nuk ka shumë njerëz në plazh”, shprehet Liljana, pushues nga Maqedonia e Veriut.

“Kam ardhur këtu që në qershor. Edhe shtatorin do ta kaloj në Vlorë”, shprehet një tjetër.

Turistë nga Maqedonia e veriut apo Ukraina që i gjen këto ditë në bregdetin e Vlorës, sipas operatorëve turistike, nuk do të jenë të fundit.

Për menaxherët e hoteleve, risi këtë vit është ardhja në numër të konsiderueshëm i turistëve grekë gjatë këtij sezoni, ndryshe nga vite e tjera./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme