Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi janë përplasur me fjalime të ashpra në seancën e sotme në Parlament.
Me një fjalim të gjatë dhe të përgatitur më parë, Rama deklaroi se Ben Blushi sulmon mazhorancën dhe kolegët e tij të PS sepse e ka patur ëndërr të jetë ministër.
I gjendur në një situatë që nuk e priste, deputeti Ben Blushi doli në podium për t’iu përgjigjur Kryeministrit Edi Rama.
“Nuk meriton të jesh miku im. Ti të godet pas shpine”. Me këto fjalë iu drejtua deputeti Blushi ish-kryetarit të tij të partisë Edi Rama.
Replika Blushi-Rama:
Ben Blushi: Unë fola për politikë këtu, nuk ja përmenda asnjëherë emrin. Unë nuk jam njeri banal. Unë flas për politika, nuk flas për gjëra personale. Unë nuk tregoj me kë pi verë. Unë nuk vij në parlament për të folur për gjëra personale, por për gjëra që shqetësojnë Shqipërinë. Kush janë këto? Droga dhe përgjegjës është Edi Rama. Kush është përgjegjës që janë tradhtuar kaq shqiptarë? Erdhi sot dhe u mor me mua. A do të tregoj se si silleshe ti me Fatosin?
Ti ke 17 vjet në pushtet. Për çfarë të jetë Kryeministër dhe 4 vjet të tjera? Për të bërë karrierë, për të qarë? Uë mandatin nuk e kam përdorur asnjë ditë për të bërë dëm.
Unë vij nga biblioteka dhe e kam për nder. Unë nuk kam vrarë njeri. As nuk kam mbjellë kanabis. Unë kam shkruar libra në këtë vend.
Je i degraduar si mik Edi. Nuk ngrihet një njeri të flasi kështu në një parlament serioz. Ti më ke një borxh akoma. Kam kërkuar para 1 viti që të dilje përballë për garë. Ike nga gara dhe unë ika nga PS. Ti u bëre me horrat e Shqipërisë dhe prandaj nuk meriton të jesh miku im. Ti të vret mbas shpine.
Kryeministri Edi Rama: Asgjë personale, thjesht informim për ata që nuk e njohin. Nuk kisha replikë me të. Ajo çka thashë ishte detyrim njerëzve dhe shokëve tanë ministra dhe të tjerëve këtu sa herë futen në gojën e tij duhet të ndjehen sikur janë në nofullën e Saliut.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...