Google ADS

Plas sherri për ujin vaditës, vritet me armë një person

20:30 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P,  i cili  humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.

Ndërkohë që është vënë në pranga dhe autori i ngjarjes.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore  të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe  dokumentimi me prova ligjore.

Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe  arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:

Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili  pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.

Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës.

Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme