Plas grushti tek Astiri, banorët përplasen me drejtuesit e mjeteve

22:06 | 14 Prill 2019
Trina Galanxhi

Ndryshe nga ditët e tjera, mbrëmjen e sotme, protesta e banorëve të  “Astirit” ka nisur me tensione.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve janë përplasur me njeri-tjetrin, pasi kanë qenë drejtuesit ata të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për bllokimin e rrugës. Kjo ka bërë që të përplasen edhe fizikisht mes tyre.

Ndërkohë në lidhje me këtë fakt ka qenë një prej banorëve i cili në fjalën e tij ka shprehur vendosmëri për vijueshmërinë e protestës duke thënë se janë drejtuesit e mjeteve ata të cilët duhet të gjejnë një rrugë tjetër për të kaluar dhe jo protestuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme