Google ADS

Plas grushti në mes të Durrësit, djemtë përleshen për një vajzë

01:05 | 8 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Disa persona janë përfshirë në një sherr sot pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ndërsa është dashur prania e uniformave blu për qetësimin e situatës.

Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje tregojnë për “DurrësLajm”, se kanë qenë duke ecur një vajzë e shoqëruar nga një djalë, kur ka shpërthyer sherri mes këtij të fundit dhe dy djemve të tjerë.

Dyshohet se kanë qenë motive banale ato që ndezën konfliktin e çastit mes të rinjve, që pasoi deri në përleshje fizike. Sakaq, nuk përjashtohet fakti se sherri mund të ketë ndodhur për vajzën. Edhe në praninë e forcave të policisë, njëri prej tyre kërkon të ballafaqohet sërish me personin që u konfliktua, por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar me aq falë ndërhyrjes së efektivëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme