Plantacionet e pemëve frutore janë shndërruar në një mundësi punësimi për shumë qytetarë nga juglindja që këtë vit e kishin të pamundur punësimin sezonal në Greqi.
Deri në 500 përllogaritet numri i të punësuarve për vjeljen e qershive në Dvoran. Por fermerët vetë kanë ankesa për çmimin.
Kufizimet për shkak të pandemisë, u mbyllën shumë shqiptarëve mundësinë e punësimit sezonal në Greqi.
Në Korçë një pjesë kanë gjetur zgjidhjen duke u punësuar tek fermerët e zonës, kryesisht në Dvoran, ku tani është koha e qershive.
Përllogaritet se numri i të punësuarve aty të jetë rreth 500 persona.
”Në Greqi kisha 28 vjet që punoja. Vij punoj këtu. Prodhimi i mirë është, po është çmimi i ulët shumë. Në Greqi ishte 7 euro kilja e qershisë.”
Për anomali të tregut flasin edhe fermerët.
Sipas tyre prodhimi është cilësor, por çmimi i ulët.
60 apo 70 lek për kg, për ta nuk justifikon as shpenzimet.
”Sivjet jemi shumë dobët. Tregu lëviz, filloi mirë, pastaj ra çmimi.”
Dvorani është një prej zonave të njohura për prodhimin e qershive!/oranews
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...