Garda Civile në Spanjë gjeti një prodhim prej 2,000 bimësh marijuanë në një zonë me qasje të vështirë të vendosur në grykën Barbuixera, pranë rezervuarit të Santa Anna, në La Noguera Catalonia.
Janë dy persona të arrestuar, me origjinë shqiptare që akuzohen se janë përgjegjës për plantacionin, i cili kishte një infrastrukturë të madhe dhe një kamp të pajisur për të kaluar periudha të gjata kohore atje.
Në vend ishin disa tenda, ushqime dhe mjete për rritjen e marijuanës, si dhe pajisje mbikëqyrjeje për 24 orë në ditë. Bimët e lokalizuara ishin me madhësi të mesme dhe ishin në proces të rritjes. Të arrestuarit janë të moshave 24 dhe 33 vjeç.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër