Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas 3 vitesh hetime ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, i cili ishte njëri prej të akuzuarve si pjesëtar i një organizate terroriste. Pas 3 vitesh hetime është vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabazuara ligjërisht.
Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste”.
Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.
Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën