Google ADS

Planifikimi i vrasjeve, dëshmia e Dan Hutrës: Kisha katër objektivë për të vrarë

12:13 | 2 Mars 2023
A. B.

Autori i masakrës në Paskuqan dhe Kamzë, Ramazan (Dan) Hutra ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve për ngjarjet e rënda të ndodhur ditën e djeshme.

40-vjeçari ka thënë se planin e kishte përgatitur dhe se do të vriste 4 persona. Ai deklaroi se donte të vriste të dashurën në Astir pasi i kishte borxh 80 mijë euro, por në atë moment në dyqanin e saj u futën edhe njerëz të tjerë.

Në lidhje me vrasjet në Paskuqan te banesa e familjes Hysa, Hutra ka thënë se donte të vriste ish-vjehrrin, por ky u fundit nuk ishte aty, ndaj qëlloi ndaj grave.

Objektivë të tij, ishin edhe dy vëllezërit e Vladimir Kurtit, armikut të tij në burg, por i ekzekutoi të motrën në banesë.

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamëz, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh”, thuhet në dëshminë e Hutrës, zbardh ABC News.

“Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”, thuhet në dëshminë e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme