Google ADS

Plagosje me thikë në Vlorë, autori godet edhe veten

23:55 | 6 Tetor 2022
Emir Abduramani

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri me thikë.

Abc mëson se personat janë konfliktuar në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”.

Personat e përfshirë në konflikt janë Kevin Nuredini, 23 vjeç, Ervis Sejko 35 vjeç dhe Mexhit Arapi 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprakMë datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme