Një person me inicialet E.Sh, 37 vjeç ka goditur me mjet prerës (thikë), një person tjetër me inicialet B.U, 35 vjeç në lagjen “nr.3” në Sarandë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.
Sipas Policisë së Shtetit, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
Ndërkaq, vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thanë nga Policia e Shtetit. /Tch/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...