Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, në zonën e Xhamisë së Xhurës, tek oxhaku.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion mbi autorin, shkaqet, apo gjendjen e të plagosurit, i cili është një 51 vjeçar.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...