Google ADS

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia: 5 mijë euro kush jep informacione për autorin

15:45 | 1 Janar 2024
A Z

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Varrit të Bamit.

Sipas informacioneve, i plagosuri është 51-vjeçari Agim Jazaj. Ai u plagos me armë zjarri nga Sajmi Xhafa, ndërsa ky i fundit është larguar pas ngjarjes.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Kurse policia e Tiranës ka publikuar foton e autorit të plagosjes së një 51-vjeçari sot në afërsi të xhamisë “Xhurra”. Kushdo qytetar që ka një informacion të vlefshëm që do të çonte në kapjen e Saimir Xhafës, policia ka vendosur shpërblim prej 5 mijë eurosh.

Të ngjashme