Plagosje me armë zjarri në Himarë

20:36 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një taksist është plagosur me armë zjarri pasditen vonë të kësaj të marte në rrugën Himarë – Llogara. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Bashkim Guraj ka marrë një plumb në krah pas një konflikti me dy pasagjerë që kishte në makinë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Salla Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë, është plagosur me armë zjarri një person.

Zyrtarisht, policia njofton se: Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taksie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer.

I lënduari është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë për Syri.net se ai plagosuri ndodhet në gjendje të traumatizuar dhe nuk ka dhënë ende një dëshmi që mund të çojë te identifikimi i autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme