Policia e Vlorës ka identifikuar autorët e plagosjes një ditë më parë në lagjen “Pavarësia”, duke shpallur në kërkim autorët dhe duke arrestuar vetë të dëmtuarin Eraldo Lazaj, nga Llakatundi.
“Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve: N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe. Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë së Vlorës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ”Porsche” e ”Range Rover”. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se bëhet fjalë për pazare droge, por gjithçka do të zbulohet nga hetimet policore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo Lazaj./Top Channel
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...