Plagosja në Fier, arrestohet 49 vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej

14:32 | 15 Janar 2023
A Z

Paraditen e sotme është arrestuar 49 vjeçari Bejo Hoxhaj i cili ndihmoi autorin e plagosjes së djeshme në Fier të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se është sekuestruar automjeti i autorit, një armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë, pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e autorit 52 vjeçarit Altin Nika.

“Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.

Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme