Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili.
Kokoneshi u godit katër herë në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë pasi është plagosur pesë herë me thikë në bark.
Xhelili ishte IT në bashki dhe ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila mbante postin e drejtoreshës në këtë bashki.
Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë dhe menjëherë të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnjë. Autori është arrestuar.
Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit. /Euronews Albania/
lexo edhe:
Plagoset me thikë kreu i bashkisë së Divjakës, arrestohet autori
Roma rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Torinos
Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mun...
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë