Plagosja me armë zjarri e të riut në Tiranë, zbulohen detajet e para për motivin

21:34 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. I plagosuri është 28-vjeçari Andi Spahiu, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në banesën e tij. Andi Spahiu është qëlluar me 4 plumba, 1 prej të cilëve e ka pasur në këmbë e të tjerë në shpatull.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se dyshohet se Spahiu ishte përdorues droge. Paraprakisht dyshohet se i plagosuri me autorin janë konfliktuar për mospagesën e dozave të drogës e më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit dhe identifikimin e tij.

Informacion Paraprak

Më datë 28. 08. 2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme