Policia e Fierit ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi për mediat, konfliktin që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, ku një efektiv policie plagosi me armë zjarri një person.
Sipas Bluve, 26-vjeçari që ka mbetur i plagosur ka tentuar të hyjë në një rrugë, e cila ishte bllokuar prej forcave të rendit, për shkak të planit për mbarëvajtjen e një koncerti.
“Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish Globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar”, njofton policia e Shqipërisë
Gjatë tentativës së tij, i riu është konfliktuar edhe fizikisht me patrullën e policisë, duke goditur me grusht efektivin me iniciale Sh.J., i cili ka reaguar duke e qëlluar atë me armën e shërbimit për vetëmbrojtje.
“Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia e Shqipërisë.
Sakaq, inspektori i policisë që u bë protagonist në ngjarje është shoqëruar në spital për t’u trajtuar nga mjekët me ndihmë mjekësore dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, veprimet hetimore për rastin po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të hetimeve, AMP do të japë informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje./a2cnn
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite