Plagosi zyrtarin policor në Tiranë, Policia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

22:01 | 20 Shtator 2023
E.H

Policia e Shqipërisë ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit që plagosi me plumba në bark efektivin policor, Edlir Alleshi.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e personit të armatosur Klerent Bozhanaj, 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Tutje, policia kërkon kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, si dhe i paralajmëron ata që nëse ndeshen me autorin të bëjnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë, pasi ky shtetas është i armatosur./arbresh.info

Të ngjashme