Policia e Durrësit ka vënë në pranga një qytetar me inicialet H.Ll pasi gjatë një konflikti të ndodhur për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë, 26-vjeçarin I.S .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e autorit.
Informacion-Plagosi me armë zjarri 1 shtetas pas një konflitki për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes./abcnews/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë