Policia e Durrësit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetas, i dyshuar se plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar.
Sipas policisë, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç.
“Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shton policia./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...