Plagosi dajën dhe një tjetër, arrestohet 36-vjeçari nga Kruja

20:45 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Krujës arreston autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave, ngjarja kjo e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit, blutë e Krujës kanë mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori duke e arrestuar në flagrancë, Oltion Suta 36 vjeç, banues në Krujë, Polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit, Krujë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy persona, një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT R.Sh. dajën e tij, rreth 62 vjeç dhe G.G. rreth 47 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme