Plagoset një fëmijë 10 vjeç, helikopteri i urgjencës niset në vendngjarje

21:36 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Një fëmijë 10 vjeç është plagosur me fishekzjarre në fshatin Telum të njësisë Temal ne bashkinë Vau Dejës.

Një helikopter i shërbimit te emergjencës kombëtare është nisur për ta dërguar në spitalin e traumës në Tiranë. Fshati Telum është rreth 6 ore larg Shkodrës dhe lëvizja është tejet e vështire per shkak të rrugës se amortizuar.

Pritet qe ti jepet ndihma e pare. Jane banoret ata të cilët kane dhënë alarmin dhe menjëherë është nisur helikopteri per transportimin e tij. 10 vjeçari është J.Zhuri nga fshati Telum./syri net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme