Plagoset një 25-vjeçar në Genova. Pronari i barit: E qëlluan shqiptarët

23:27 | 6 Mars 2017
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, një 25-vjeçar është plagosur në këmbë me pistoletë para një bari në Genova. I plagosuri është transportuar me kod të kuq në urgjencë, por është jashtë rrezikut për jetën.

I marrë në pyetje nga policia, 25-vjeçari senegalez ka treguar për një konflikt që ka pasur pak ditë më parë me disa shqiptarë. I riu është qëlluar dy herë me armë zjarri por vetëm një plumb e ka kapur në këmbë. “Është qëlluar nga një grup shqiptarësh”, ka thënë pronari i barit, shkruan lapsi, transmeton arbresh.info

Ndërkaq senegalezi është emër i njohur për policinë vendase pasi ka precedentë për drogë.

Policia italiane dyshon se bëhet fjalë për larje hesapesh për ndarjen e tregut të drogës. Nuk përjashtohet edhe hipoteza e një borxhi që senegalezi mund t’iu ketë patur furnizuesve, por hetimet do të zbardhin motivin kryesor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme