Një 61-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë të Shqipërisë nërsda është arrestuar autori 43-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “10 Korriku”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Viktima ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore. Në kuadër të hetimit, është shoqëruar në komisariat dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...