Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak më parë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.
Shqiptari Ergen Lusha 36 vjec, mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona.
Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje. Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim./abcnews.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?