Mësohet se shtetasi U. M., është plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë dhe ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Pas verifikimeve është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar i kësaj ngjarje dhe kapja e tij, L. K., 25 vjeç.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes dy personave.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe gjetjen e armës së zjarrit./Arbresh.info/