Google ADS

Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali

13:43 | 17 Nëntor 2024
E.H

Mediat italiane raportojnë për një shqiptar të plagosur gjatë në debati me një bashkëatdhetar të tij mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 04:00 në Via Padova në Milano, një 32 vjecar ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar, ku aksidentalisht ka plagosur veten.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe i plagosuri u transportua në spitalin San Raffaele në Milano.

Ndaj 32 vjecarit rëndon akuza e “kanosjes së rëndë “ dhe “armëmbajtje pa leje”. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme