Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive banale dhe i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është shtetasi me inicialet V.K, 32-vjeç, i cili është qëlluar me armë nga 33-vjeçari A.Sh.
Policia është vënë në ndjekje të autorit.
Informacion paraprak nga policia:
Rreth orës 18.40, në qytetin e Peshkopisë shtetasi A.Sh, 33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...